Në Luginën e Preshevës, përkatësisht në qytetet Bujanoc dhe Preshevë, për nderë të Ditës së Flamurit si dhe Pavarësisë së shtetit amë Shqipërisë, u hap ekspozita e përbashkët e disa artistëve nga Lugina e Preshevës e më gjerë.

Këtë eveniment e vizituan një numër i madh i qytetarëve, artdashësve dhe personalitete të shquara nga vendi dhe rajoni.

Në mesin e shumë veprave artistike gjithashtu edhe unë prezantova dy prej tyre të punuara së fundmi.

Veprat e prezantuara nga unë ishin: Refugjatja (portret) dhe Natyra (pejzash).