Kisha nderin, që para qytetarëve të Bujanocit, më saktësisht në hollin e Shtëpisë së Kulturës të ekspozoj disa prej pikturave nga Galeria ime e pasur.

Në këtë eveniment ishin prezentë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve artdashës, kolegë të shumtë, miq dhe familjarë.

Ekspozita ime morri përkrahje si morale ashtu edhe materiale nga institucionet tona lokale, për çka ju jam mirënjohës. Për t’a përmbyllur edhe më mirë me prezencën e drejtpërdrejtë të tyre në këtë ekspozitë e cila ishte e hapur për të gjithë qytetarët.

Në fund ishte edhe një fjalim i shkurtë në formë falënderimi si dhe koktej rasti për vizitorët.