Nga sot do të jemi edhe online me punimet tona në këtë domen interneti: www.gezim.co.nf. Në këtë mënyrë jemi pjesë e një auditoriumi të gjerë, më saktësisht në tërë globin.

Ueb prezantimi është shumë bashkëkohor, i thjeshtë dhe me qasje shumë të lehtë, gjithashtu është edhe responziv që nënkupton se mundësia e pamjes së prezantimit është shumë e mirë nga pajisje me dimensione të ndryshme të ekraneve (SmartTV, kompjuterë PC, laptop, tablet dhe smartphone).

Ky sajt prezanton biografinë time, shumë galeri të punimeve të ndara me kategori, mundësitë e mia në lidhje me punimet që i ofroj, blogu im për njoftime me veprimtarinë time si dhe kontakti që mund të bëhet në disa mënyra, postë elektronike, facebook, formulari nga sajti dhe telefonata e drejtpërdrejtë.

Shpresoj që në këtë mënyrë do të jem më afër jush…

Gëzim Shabani