Biografia ime e shkurtë…

Jam lindur më 11.06.1993 në Tërrnoc, Bujanoc, Lugina e Preshevës

Shkollën fillore e përfundova në vendlindje, shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, shkollën e mesme në qytetin e Bujanocit në shkollën “Sezai Suroi” Gjimnazi i  Përgjithshëm, kurse studimet akademike përfundova në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Akademinë e Arteve drejtimi Pikturë.

Përmes pikturave të realizuara mundohem të përcjell tema të ndryshme, ajo çka e veçoj janë portretet.

Kam qenë pjesëmarrës në disa ekspozita të përbashkëta kolektive në Tetovë, Strugë, Tiranë, Preshevë dhe në Bujanoc.